
Koncesioni për rrugën Lekaj–Fier që parashikon në fazë fillestare një vlerë investimi prej 320 milionë euro është një koncesion klientelist.
E para, kjo rrugë po i jepet bashkimit të 8 kompanive që në vitin fiskal të 2020-ës së bashku xhiruan rreth kalojnë nivelin e 8.7 miliardë lekëve së bashku, ose 70 milionë euro, ndërsa rrugës i duhet një financim prej 38 miliardë lekësh ose 320 milionë euro.
E dyta ky projekt është mjaft i rëndësishëm sepse lidhet me rrugët evropiane, por ky i është dhënë kompanive që nuk kanë asnjë eksperiencë në ndërtimin e autostradave. Nëse shikojmë tenderin e parë të hapur për të gjithë autostradën Milot – Fier dhe jo të copëzuar si më pas shihen qartë kriteret teknike dhe financiare që duhet të kenë kompanitë ku përfshihen punime të ngjashme dhe minimalisht ndërtimi i 50 km autostradë në një projekt tjetër.
Por, Ministria e Infrastrukturës vendosi që projektin ta ndajë në tre segmente rrugore dhe segmenti më i thjeshtë i saj është rruga Lekaj – Fier, ku kompanitë praktikisht kanë për të shtuar korsitë e emergjencës në 46 km, do të ndërtojnë një kryqëzim i tipit “trumpet” për të zëvendësuar rrethrrotullimin në Rrogozhinë si dhe do të ndërtohen pesë kryqëzime të reja me nivele të ndara për të zëvendësuar disa nga ato ekzistuese, shkruan tch.
Kësaj qeveria i vendosi vlerën 320 milionë euro e pabazuar në asnjë studim fizibiliteti, pasi edhe ai i financuar nga BE në 2019-ën, seksionin Lekaj – Lushnjë e ndan veçmas dhe atë të Lushnjë – Fier gjithashtu veçmas.
Në këtë mënyrë qeveria veç se po provon dorën me kompanitë fituese, duke i dhënë atyre një mundësi për të ndërtuar një autostradë dhe të prezantohet përpara bankave me një kontratë e garantuar nga shteti në mënyrë që të marrin kredi, interesat e së cilës do paguhen nga qytetarët shqiptarë.
Për shkak se kompanitë nuk kanë asete të mjaftueshme, ato do vendosin si kolateral në banka pronën publike, rrugën e cila është tashmë e ndërtuar dhe funksionale