
Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku është në qendër të “ciklonit” të sulmeve lidhur me afatin 100 ditor që i ka lënë kryeministri Edi Rama për të vendosur në “shina” strukturën dhe për të kapur biznesmenin Ervis Martinaj. Në këto momente një “këshillë” nga miqtë asnjëherë nuk është e tepërt.
Edhe kur ajo vjen nga ish-zyrtarë të lartë të shtetit, si ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj që e njeh mjaft mirë strukturën e policisë, ndërsa së fundmi në intervistat e tij ka kritikuar disa nga politikat e qeverisë Rama. “5pyetjet.al” ka publikuar një foto ku shfaqen Rrumbullaku dhe Lleshaj duke konsumuar një kafe.
Padyshim që mes çështjeve që kanë diskutuar ka qenë edhe puna e policisë së shtetit dhe ngjarjet e fundit.
