DETAJE/ Si burri nga Tirana dhunoi gruan e tij në lokal: Të lutem më fal, s ‘do jem më xheloz (Emri)

8 December 2022, 10:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

DETAJE/ Si burri nga Tirana dhunoi gruan e tij në lokal: Të lutem

Detaje nga arrestimi i 33-vjeçarit, Amarildo Shabani që mori me forcë bashkëshorten e tij nga vendi i saj i punës, për ta çuar më pas pa dëshirën e saj në një lokal, ku e ka dhunuar.

Uniformat blu njoftojnë se gruaja ishte e pajisur  me urdhër mbrojtjeje. Amarildo Shabani  e ka dërguar  gruan në një lokal dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila e kishte pajisur atë me urdhër mbrojtjeje.

Mediat shkruajnë se bashkëshortja e Amarildo Shabanit punonte në një farmaci, ndërsa mëoshet se 33-vjeçari  e ka marrë me forcë për t’I kërkuar që të rikthehshin bashkë dhe ta falte.

Por sipas dëshmisë së gruas, ai e dhunonte dhe për shkak të xhelozisë nuk e lejonte të shkonte në punë. Kjo ka qenë arsyeja  se pse ai e  dhunonte, pasi donte  që ta mbante në shtëpi.

Njoftimi i Policisë

I hoqi lirinë dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, falë veprimeve të shpejta profesionale të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit se një shtetas kishte marrë me forcë bashkëshorten e tij nga vendi i saj i punës, e kishte çuar atë në një lokal, pa dëshirën e saj, dhe më pas e kishte dhunuar, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale nga shërbimet e Policisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

–A. Sh., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Ky shtetas ka marrë me forcë bashkëshorten e tij, nga subjekti privat ku ajo punonte, në rrugën “Qazim Vathi”, e ka dërguar në një lokal dhe më pas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila e kishte pajisur këtë shtetase me urdhër mbrojtjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video