Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar në Patos për llogari të autoriteteve italiane.
Në pranga ka rënë i riu me iniciale M.I. banues në Patos.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 19 Maj 2022 pasi Gjykata e Laquilas në shtetin fqinj ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg për veprën penale trafik droge.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë