Shkarkimet në Abc News, ironia e Enkel Demit: Jam mbyllur në vetvete se miqtë që kisha i pushuan nga puna (Video)

8 December 2022, 14:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shkarkimet në Abc News, ironia e Enkel Demit: Jam mbyllur në vetvete

Gazetari Enkel Demi ka ironizuar shkarkimin e kolegëve të tij në AbcNews nga puna.

Gazetari pyetet nga moderatorja se përse ka qenë i mbyllur në vetvete si një luan që është në hosroskop.

Demi thotë se s’ka më miq se ia kanë hequr nga puna dhe ndaj ndihet i mbyllur në vetvete.

Pak javë më parë, televizioni "ABC NEWS" u ble nga biznesmeni nga Kosova, Shkëlqim Devolli dhe nisi menjëherë nga shkarkimet. 

Një prej të shkarkuarve ishte edhe gazetari Endri Xhafo, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, bëri me dije se emisioni i tij "Log." nuk do të transmetohej më në "Abc". 

Pjesë nga biseda:

Moderatorja: Dhe luanët

Enkel Demi: Luanët…ne të rrimë etëm?

Moderatorja: Duhet tu kushtoni më shumë kohë miqve, keni qenë të mbyllur në vetvete

Enkel Demi: Hiç me, të gjithë miqtë që kisha m’I pushuan nga puna

Moderatorja: Duhet të gjeni kohën për të kaluar më shumë kohë me miqtë.

Enkel Demi: Po unë punoj, ata janë pa punë.

Moderatorja: Pas pune

Enkel Demi: Pas pune, e qartë. E qartë…

Moderatorja: Deri në orën 4.

 


Video