Anëtarët e Partisë Demokratike e kanë marrë vesh live lajmin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit Nishani, ndërkohë që në selinë blu po mbaheshin zgjedhjet për kryesinë e partisë.
“Moss, a ta ndalojmë numërimin”, tha anëtari i komisionit të procesit të numërimit teksa mësuan ndarjen nga jeta të Nishanit.
Kanë qenë të shumë mesazhet e demokratëve, bashkëpunëtorëve të tij për ndarjen parakohe nga jeta të Nishanit.
Tritan Shehu: Nje lajm shume i trishte na pikëllon te gjitheve. Bujar Nishani ndërron jete mbas nje semundje te rende. Nje humbje e madhe kjo per familjen, politiken shqiptare, PD, per te gjithe.
Ngushellimet me te sinqerta rrethit te tij familjar, miqve, shokeve, bashkepuntoreve. Do ta kujtojme gjithemone me respekt dhe nderim te vecante.
Belind Këlliçi: I hidhëruar nga ikja e President Bujar Nishanit! Ngushëllime bashkëshortes, fëmijëve, të afërmve dhe miqve që i kishte të panumërt për vetë personalitetin dhe zemërgjerësinë e tij!
Do ta kujtoj miqësinë e tij dhe i jam mirënjohës përjetë për këshillat dhe bashkëpunimin si demokrat! I nderuar që e njoha nga afër! I përjetshëm qoftë kujtimi i President Nishanit!
Gazment Bardhi: Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie. Ndarja e parakohshme nga jeta e Presidentit Bujar Nishani na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve dhe miqve, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona.