
GJKKO ka dënuar të akuzuarit për abuzim me tenderin 7 milionë lekë, ndaj të cilëve rëndon akuza për shkeljen e barazisë në tendera në Bashkinë Durrës.
GJKKO ka dënuar Adriatik Velajn me 11 muaj burg për shpërdorim detyre, Muhamed Likaxhiun me 10 muaj burg për shpërdorim detyre, Artan Tahon me 10 muaj burg për shpërdorim detyre. Gjergj Markola me 10 muaj burg për ‘shkelje e barazisë në tendera’, Indrit Matmuja me 11 muaj burg per ‘shkelje e barazisë në tendera’, Riza Sulaj me 11 muaj burg për ‘falsifikim të vulave’, që të gjithë zyrtarë të Bashkisë Durrës.
'1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Adriatik Velaj, për veprën penale "Shpërdorimi detyrës", parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1(një) vit e 5(pesë muaj burgim. -Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit te Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e mase së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet m 11(njëmbëdhjetë) muaj e 10(dhjete) ditë burgim.
-Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit datë 29.10.2021 dhe të kryhet në një burg të -Ndalimin e të drejtës së të pandehurit për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhë sigurisë së zakonshme.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhamed Likaxhiu, për veprën penale "Shperdorimi detyrës", parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin etij me 1(një) vit e 4(kater) muaj burgim. Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e masës së dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 10(dhjetë) muaj e 20(njëzet) ditë burgim. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit date 29.10.2021 dhe te kryhet sigurisë së zakonshme.
-Ndalimin e të drejtës së të pandehurit për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhë prej 5(pesë) vjetësh.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Artan Taho për vepren penale "Shpërdorimi i detyrës", parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij mel (një) vit e 4(katër) muaj burgim. Në aplikim të nenit 406 pika 1 të Kodit te Procedurës Penale, të pandehurit i ulet 1/3 e masës sẽ dënimit për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 10(dhjetë) e 20(njëzet) ditë burgim. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit datë 29.10.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.'- njofton GJKKO.
Operacioni i SPAK u zhvillua më 29 tetor kur 6 zyrtarë të Bashkisë Durrës dhe 3 punonjës të kompanive private arrestuan dhe një tjetër u la e lirë me detyrimin për tu paraqitur pasi akuzohen për abuzimin me një tender me fond limit 7 milionë lekë për blerjen e një autoshkallë për zjarrfikësen e Durrësit por që pas blerjes rezultoi jashtë funksionit. Sipas SPAK këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë manipuluar garën në periudhën Maj-qershor 2020.