EMRI/ Shkoi t'i vriste kushëririn plagosi të miturin, arrestohet pas 24 orësh adoleshenti

27 May 2022, 21:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRI/ Shkoi t'i vriste kushëririn plagosi të miturin, arrestohet
Foto ilustruese policia

Policia ka arrestuar një ditë pas ngjarjes autorin e plagosjes së të miturit pasditen e djeshme në fshatin Gjegjan të Pukës. 

Në pranga është vënë shtetasi Robert Cara, 17-vjeç. Ky i fundit plagosi me armë zjarri në këmbë një 11-vjeçar, brenda në lokalin e babait të të miturit.

Sipas burimeve. adoleshenti shkoi me armë në lokal për të qëlluar kushëririn e 11-vjeçarit, me të cilin kishte konflikt të mëparshëm. Në momentin që nuk e ka gjetur atë ka qëlluar me armë ndaj të miturit duke  plagosur në këmbë.

Fillimisht i mituri u transportua në spitalin e Pukës dhe më pas u transportua me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë.


Video