Tragjedia në liqenin e Prushit, dy fëmijët e mbytur ishin vëllezër

27 May 2022, 20:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjedia në liqenin e Prushit, dy fëmijët e mbytur ishin
Tragjedia në liqenin e Prushit

Kanë dalë detaje të reja nga mbytja e dy fëmijëve të mitur në liqenin e Prushit, në afërsi të Tiranës.

Mësohet se në liqen kanë qenë duke u larë 6 fëmijë, 4 prej të cilëve kanë mundur të dalin nga uji, ndërsa 2 jo.

Pas gati dy orësh polumbarët e RENEA-s kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë.

Mësohet se ata janë vëllezër me njëri-tjetrin. Sipas News 24, grupi i fëmijëve kanë nisur një lojë ku duhet të kapeshin pas një litari të lidhur në pemë dhe të zhyteshin në liqen.

Mësohet se më i vogli ka rrezikuar të mbytet dhe në ndihmë ka shkuar vëllai i madh, por fatkeqësisht asnjëri prej tyre nuk ka mundur të dalë i gjallë nga uji.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 18:05.

 


Video