Mbërrijnë 13 shqiptarët e riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri

28 May 2022, 09:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbërrijnë 13 shqiptarët e riatdhesuar nga kampet e ferrit në
Foto ilustruese

Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në aeroportin e Prishtinës 13 shqiptarët e riatdhesuar që kanë shpëtuar nga kampet e ferrit në Siri dhe janë të sigurt në duart e autoriteteve shqiptare.

4 gra dhe 9 fëmijë rikthehen në gjirin e familjes, për të lënë pas njëherë e përgjithmonë dramën që përjetuan prej një kohe të gjatë duke e çuar në 43 numrin total të bashkatdhetarëve që janë shpëtuar deri tani.

Shqiptarët e riatdhesuar janë pritur nga ministri i brendshëm Bledi Çuçi, i cili shprehu mirënjohje për partnerët strategjikë, SHBA, që bënë jashtëzakonisht shumë për finalizimin me sukses të operacionit të katërt përmes së cilit edhe Kosova riatdhesoi disa shtetas të saj.

“Kurrsesi nuk është operacioni i fundit dhe as do të ndalemi derisa të rikthejmë edhe gratë e fëmijët e mbetur ende në kampet famëkeqe të zonave në konflikt, duke u bazuar gjithashtu në listat e hartuara më herët me partnerët libanezë, Gjeneral Major Abbas Ibrahim dhe këshilltarin tonë diplomatik në rajon, Marc Ghorayeb”, tha Çuçi.

Ky është misioni i katërt i shpëtimit të shqiptarëve në Siri.  Më herët gjatë 3 misioneve të tjera janë riatdhesuar në Shqipëri 25 gra dhe fëmijë, ndërkohë që vijojnë të jenë në kampe dhe 17 shqiptarë të identifikuar.

 


Video