Rrëfimet e Dumanit, shpallen në kërkim ndërkombëtar 14 të akuzuarit

28 May 2022, 11:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrëfimet e Dumanit, shpallen në kërkim ndërkombëtar 14
Shpallen në kërkim ndërkombëtar 14 të akuzuarit

Prokuroria e Posaçme kundër Krimeve dhe Korrupsionit ka shpallur në kërkim ndërkombëtar 14 personat e akuzuar për vepra të rënda penale, si grabitje e krime ndaj personit, pas dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, që nuk u kapën në gjatë operacionit “Plumbi i Artë”.

Janë dhënë të gjitha gjeneralitetet e personave në kërkim në pikat kufiitare të vendit si dhe çdo e dhënë e vlefshme për identifikimin e tyre.

Formulari i SPAK tashmë i është përcjellë zyrës së Interpolit për komunikimin ndërkombëtar të urdhrit, ndaj tyre, të cilët klasifikohen sj persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Priten që emrat e tyre të listohet në faqen zyrtare te Interpol si të përfshirë të krimit të organizuar. 

NË KËRKIM

-Eljo (Ervis) Bitri,
-Festim Qoli,
-Alban Bengasi,
-Ervis Martinaj,
-Elvin Merlika
-Alket Xhixha
-Marjus (Suel) Lulaj (Çela),
-Agron (Kamber) Mehja,
-Aleks Çela alias (Tom Qorri)
-Talo Çela,
-Agim Gjini,
-Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),
-Florenc Çapia
-Abedin Mama (Dine Çami)

Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit. SPAK ka goditur 8 grupe kriminale në Tiranë, Durrës dhe Elbasan dhe bëhet fjalë për krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje.


Video