Momenti kur Nuredin Dumani ekzekuton vëllain e Talo Çelës (FOTO)

30 March 2022, 22:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Momenti kur Nuredin Dumani ekzekuton vëllain e Talo Çelës
Talo Çela, viktima Bujar Çela dhe momenti i vrasjes

Është publikuar fotoja kur Nuredin Dumani, i arrestuar ditën e djeshme, ekzekuton Bujar Çelën, vëllain e të shumëkërkuarit Talo Çela.

Dumani e ekzekutoi Çelën në 19 shtator të vitit 2020, rreth orës 05:45 të mëngjesit në Bradashesh të Elbasanit, teksa viktima ishte duke pirë kafe, përpara se të fillonte punën si shofer taksie.

Momenti kur Nuredin Dumani ekzekuton vëllain e Talo Çelës
Foto nga Abc

Urdhri për vrasjen e Bujar Çelës ishte dhënë nga Endrit Alibej, ndërsa ekzekutimi ka ardhur nga një distancë e afërt.

Ky ishte edhe momenti kur mes Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës, dikur miq shumë të afërt, filloi edhe një luftë e ashpër.


Video