“Nuk mjafton vetëm koka e Bllakos”, PD: Të arrestohet edhe Arben Ahmetaj

30 March 2022, 18:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Nuk mjafton vetëm koka e Bllakos”, PD: Të arrestohet edhe

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu ka dhënë një deklaratë për mediat së bashku me kryetarin e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeajn lidhur me anulimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve.

Logu tha se në bazë të hetimeve, duhet të kryheshin procedura hetimore edhe ndaj Arben Ahmetaj. Sipas zyrtarit të PD, edhe Ahmetaj duhet arrestuar pasi për çështjen e inceneratorëve kur Ahmetaj ishte ministër i Financave, duhej të ishte gardiani i financave të shtetit.

“Nuk ngarkohet me përgjegjësi vetëm Alqi Bllako, por edhe ministri i Financave i cili duhet të jetë gardiani i financave të shtetit.

Kryeministri ka pasur për detyrë të kontrollojë veprimtarinë e akteve që kanë nënshkruar vartësit e tij. Marrja e hetimeve penale ndaj ish-ministrit Koka dhe e Alqi Bllakos është hap i mirë, por i pamjaftueshëm sepse duhet të merreshin hetime edhe ndaj ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, kryeministrit Edi Rama dhe Ëngjëll Agaçit. Gjithashtu përgjegjësia është edhe më e madhe nga ana e kryebashkiakut Armando Subashi i cili nuk ka marrë veprimet e duhura për të kthyer mbrapsht vendimin e Këshillit të Ministrave. Dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, vetëm nga këto veprime, është mbi 160 milionë lekë”, tha zyrtari i PD, Marash Logu.


Video