79 raste të reja me Covid, asnjë humbje jete

30 March 2022, 17:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

79 raste të reja me Covid, asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë ka informuar për situatën e pandemisë në 24 orët e fundit.

Janë kryer 1,192 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 79 qytetarë.

Janë 463 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin Covid-3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët një është në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Janë shëruar 50 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,653 që nga fillimi i epidemisë.


Video