Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus

Dy mjekë dhe një infermier janë arrestuar në Fier, pasi mjekuan Nuredin Dumanin, i cili ishte plagosur me armë zjarri.
Mjekët dhe infermierët janë arrestuar për akuzën “mos kallëzim krimi”.
Para se të përfundonte në prangat e policisë, dyshohet se mes Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës pati një përplasje me armë zjarri gjatë pasdites në aksin Elbasan-Peqin, ku edhe mbeti i plagosur.
Më herët, uniformat blu shpërndanë edhe një video, ku Dumani shihej gjysmë i zhveshur, me pranga në duar.
Ai është dërguar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.