I plagosur rëndë: Del fotoja e të shumëkërkuarit Nuredin Dumani në momentin e arrestimit

30 March 2022, 18:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

I plagosur rëndë: Del fotoja e të shumëkërkuarit

 

Voxnews ka siguruar foton e Nuredin Dumanit në momentin kur u arrestua mbrëmë në një apartament në Fier.

Për të shumërkërkuarin ekzistonte vetëm një foto e vjetër, e bërë vite më parë, kur Nuredin Dumani do të shoqërohej në polici në lidhje me denoncimin e një vajze, e cila e akuzonte për shfrytëzim prostitucioni.

I plagosur rëndë: Del fotoja e të shumëkërkuarit

Me kalimin e viteve, Dumani ka rritur flokët, lënë mjekër me qëllim që të mos njihej.

Para se të përfundonte në prangat e policisë, dyshohet se mes 39-vjeçarit dhe Talo Çelës pati një përplasje me armë zjarri gjatë pasdites në aksin Elbasan-Peqin, ku edhe mbeti i plagosur.

Më herët, uniformat blu shpërndanë edhe një video, ku Dumani shihej gjysmë i zhveshur, me pranga në duar.


Ai është dërguar në Spitalin e Traumës, si pasojë e plagës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Video