Ambasadorja Yuri Kim, takim me kreun e policisë Gledis Nano

30 March 2022, 18:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ambasadorja Yuri Kim, takim me kreun e policisë Gledis Nano
Foto ilustruese

Ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi këtë të mërkurë një takim me kreun e Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Në një reagim në Twitter, diplomatja amerikane thotë se takimi kishte në fokus forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në zbatimin e ligjit dhe në luftën kundër terrorizmit.

“U takova sot tek Policia e Shtetit me Gledis Nanon për të forcuar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në zbatimin e ligjit dhe kundër terrorizmit. Thelbësore për të siguruar integritetin në veprimet e policisë, duke përfshirë operacionet dhe vendimet e personelit. Faleminderit oficerëve të policisë për guximin dhe sakrificat për të mbrojtur qytetarët”, shkruan Kim.


Video