A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Një aksident me vdekje është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Fushë-Krujë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasja Lyme Rryta, rreth 61 vjeçe është përplasur nga një automjet dhe për pasojë ka ndërruar jetë vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në fshatin Larushk.
Mjeti që përplasi gruan drejtohej nga shtetasi M. Xh., 55 vjeç, i cili është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit