Gjykata e Elbasanit ka caktuar sot masat e sigurisë për 6 të arrestuarit të cilët akuzohen për falsifikimin rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit 2021 në Qarkun e Elbasanit.
Të arrestuarit janë liruar nga qelia, pasi gjykata ka vendosur "Detyrim paraqitje" për ta. Bëhet fjalë për 6 numëruesit e KZAZ-së: Erald Karriqi, Ylli Kuka, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhe Olgert Alla.
Prokuroria kërkoi arrest me burg për gjashtë të arrestuarit dhe ka deklaruar se vendimin e gjykatës do ta apeloje.
Ndërkohë, mësohet se është arrestuar dhe një prej dy personave të shpallur në kërkim, Oltion Bajrami, teksa vijon të jetë ende në arrati Eduart Zito.
Tetë shtetasit e mësipërm akuzohen për ndryshim të rezultatit zgjedhur në Elbasan, ku akuzohe se votat e kandidatit të PD-së, Ardjan Zeneli ia kanë kaluar kandidatit tjetër të PD-së, Lefter Gështenja, i cili u zgjodh deputet.
Më konkretisht, Zenelit i janë hequr 31 vota në qendrën e votimit nr. 2780 dhe 38 vota në qendrën e votimit nr. 2796, pra 69 vota gjithsej, dhe shumica prej tyre i kanë kaluar Gështenjës, 61 vota. Falsifikimi i rezultatit është vënë re nga këqyrja pas zgjedhjeve që ka bërë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.