Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Fan të Mirditës.
Burime bëjnë me dije se i plagosuri Martin Prenga dhe autori Florjan Gjoka ishin banorë në të njëjtin fshat dhe kishin konlikte të vjetra me njëri-tjetrin.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë një pike karburanti në rrugën e Kombit. Autorët kanë qenë me motor dhe sapo janë afruar kanë qëlluar në drejtim të objektivit të tyre, Marin Prengës, i cili ndodhej në ambientet e jashtme të lokalit.
Në momentin e ngjarjes, në lokal kanë qenë dy oficerë policie, të cilët kanë dalë nga lokali dhe kanë nxjerrë armët duke trembur autorët, të cilët janë larguar me shpejtësi.
Burime bëjnë me dije se Florjan Gjoka, tani i arrestuar nga Policia, ka qelluar 5 herë ndaj Martin Prengës, ku plumbat e kanë zënë në këmbë.
Martin Prenga u dërgua fillimisht për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Rrëshenit, dhe më pas u nis për mjekim më të specializuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Burime bëjnë me dije se i plagosuri është një person me precedent të mëparshëm penal dhe i dënuar më parë.