Qëlloi 5 herë me pistoletë Martin Prengën, arrestohet autori (EMRI)

2 July 2022, 08:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qëlloi 5 herë me pistoletë Martin Prengën, arrestohet autori
Vendi i ngjarjes

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së 51-vjeçarit Martin Prenga mbërmjen e djeshme në Mirditë. Burime zyrtare bëjnë me dije se në pranga është vënë 25-vjeçari Florjan Gjoka.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Rrëshen - Kukës, në fshatin Fan. Policia njofton se bashkë me Florian Gjokën është ndaluar dhe vëllai binjak i tij, Altin Gjoka, i cili e ka ndihmuar të fshihet pas krimit. Ky i fundit është proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu është sekuestruar edhe arma e krimit.

Florjan Gjoka ka qëlluar 5 herë me pistoletë ndaj Martin Prengës, ku plumbat e kanë zënë në këmbë. Sipas autoriteteve, nga hetimet dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit të Martin Prengës me dy personat.

Martin Prenga u dërgua fillimisht për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Rrëshenit, dhe më pas u nis për mjekim më të specializuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Burime bëjnë me dije se i plagosuri është një person me precedent të mëparshëm penal dhe i dënuar më parë.


Video