Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Pedagogu i krimonologjisë Ervin Karamuço ka treguar sesi qendron e vërteta e shpalljes së tij "non grata" nga ana e Rusisë.
I pyetur në emisionin "Zona e Lirë" se a është e vërtetë që është shpallur "non grata" nga Rusia, Karamuço deklaroi se kjo gjë nuk është zyrtare, por emri i tij ka dalë nga një portal mbështetës i Kremlinit. Ai shtoi se së bashku me emrin e tij ishte dhe ai i gazetarit të kronikës Julian Kasapi.
"Është një portal i financuar nga Kremlini që nxjerr çdo muaj emrat që sulmojnë shtetin rus, bëhet fjalë për sulmet kibernetike dhe nxjerr emrat e padëshiruar. Në një mjuaj ishte dhe emri im dhe i gazetarit të kronikës Julian Kasapi. Por kjo gjë nuk është zyrtare.” - tha Karamuço.