Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Një aksident me vdekje është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se një automjet tip "Hyundai" ka humbur kontrollin dhe ka dallë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i saj, Arjan Shtika, rreth 31 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, si dhe ka mbetur i plagosur pasagjeri në mjet shtetasi A. B., i cili ndodhet në Spitalin e Bilishtit jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:50 në afërsi të fshatit Kapshticë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.