"U rrëzua nga makina", si u tentua të fshihej e vërteta e vdekjes së dibranit, ç'ndodhi tek sherri në lokal (EMRAT)

1 July 2022, 16:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"U rrëzua nga makina", si u tentua të fshihej e
Policia

Policia ka zbardhur ngjarjen e regjistruar më 26 Qershor të këtij vitit në lagjen “Kamen”, Peshkopi, ku mbeti i dëmtuar rëndë shtetasi Nuri Basha, 60 vjeç, i cili më pas humbi jetën në spital.

Fillimisht ngjarja u raportua si aksidentale, por pas hetimeve ka rezultuar se autor i plagosjes së 60-vjeçarit, i cili ndërroi jetë më pas, është shtetasi Osman Torba, 53 vjeç, banues në fshatin Shimçan të Dibrës, i cili është ndaluar nga Policia.

Sipas burimeve zyrtare, pranë lokalit të shtetasit L. K., pas një konflikti për motive të dobëta, Osman Torba ka shtyrë Nuri Bashën, i cili është rrëzuar në tokë, duke marrë dëmtime të rënda, si pasojë e të cilave humbi jetën në spital, mbrëmjen e datës 28 Qershor.

Osman Torba është proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.

Lidhur me këtë ngjarje janë proceduar penalisht dhe tre shtetas të tjerë, pasi lidhur me këtë ngjarje kanë deklaruar se ka ndodhur në mënyrë aksidentale, sepseNuri Basha, duke zbritur nga automjeti i parkuar i shtetasit E. T., ishte rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ishte dëmtuar në kokë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Video