"Pse ike në lule të rinisë", vdes tragjikisht në aksident 18-vjeçarja shqiptare në Itali (FOTO+EMRI)

1 July 2022, 17:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Pse ike në lule të rinisë", vdes tragjikisht në
Bianka Papushallaj

Një 18-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Sipas mediave vendase, viktima është identifikuar si shtetasja Bianka Papushallaj. Aksidenti ka ndodhur në Torretta di Legnago.

Raportohet se e reja shqiptare ishte duke udhëtuar me makinë e saj, së bashku me një shoqe kur pësuan aksident. Shoqja e saj është në gjendje të rëndë, e cila po lufton me vdekjen në spital.

Sipas mediave lokale, dy të rejat ishin drejtuar për në Legnago në rrugën provinciale 46, në një zonë rurale. Rreth orës 21:00, ndodhi rrëshqitja e frikshme që e përplasi makinën pas një peme. Për momentin nuk ka të dhëna për ndonjë përplasje me makina të tjera.

Bianca vdiq në vend, ndërsa shoqja e saj, M. C., është në gjendje të rëndë në spitalin e Veronës. Viktima kishte nisur të punonte prej pak kohësh si bariste në një lokal shumë të preferuar nga të rinjtë në Castelmassa.

Ndërkohë, familjarët e Biankës kanë bërë dedikime prekëse në rrjetet sociale, ku një prej tyre shkruan: "U prehsh ne paqe engjell i vogel.  Qofsh lulja me e bukur e xhenetit. Do jesh gjithmon ne zemrat tona o yll.
Pse ike ne lule te rinis o Bianca…". 



Video