Mbrëmjen e djeshme, jahti "Dartista 07" ka pësoi një defekt në motor rreth 20 milje larg Divjakës dhe është shpëtuar pas organizimit të operacionit nga Kapiteneria e Portit të Durrësit.
Lajmni e ka bërë me dije Drejtoria e Përgjithme Detare, e cila njofton se pasi Kapiteneria njoftoi anijet që ndodheshin afër jahtit dhe u shpëtua falë rimorkimit nga anija e mallrave "Spirit of Chenai". Sipas Drejtorisë së Përgjithshme Detare, operacioni është realizuar në kohë rekord.
“Në orën 20.20 Kapiteneria e Portit Durres merr nje thirrje nga jahti Dartista 07 qe ndodhet rreth 20 milje larg Divjakes travers se kerkon ndihme pasi nuk i punon motori. Kapiteneria organizon operacionin e shpetimi dhe njofton anijet qe ndodhen me afer jahtit per ti dhene ndihmen e shpjete. Per pak minuta arrihet kontakti me Kapitenin e Spirit of Chenai” qe po vinte per Durres e cila i shkon ne ndihme jahtit dhe e lidh jahtin Dartista 07 dhe e rimorkion drejt portit Durres. I gjithë operacioni u realizua në kohë rekord duke shpëtuar jahtin dhe personelin e jahtit” thuhet në njoftim.
