Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një tragjedi është shmangur këtë të shtunë në Leshnjë të Skraparit.
Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasit Avdyl Hoxha pasi ka tentuar të vriste me armë gjahu bashkëfshatarin e tij, shtetasin Q. Sh. Sipas burimeve zyrtare, ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive pronësie dhe Hoxha tentoi ta qëllonte me armë zjarri.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti.
Avdyl Hoxha akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.