Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ky është oficeri i policisë Çaush Saliasi i cili u vra me armë nga kolegu i tij brenda në ambientet e Komisariatit Policisë Nr 3, në rrugën ”Mine Peza” në Tiranë.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme (23 maj 2022) ku Oficeri i Patrullës së Përgjithshme Ludian Zaimi, qëlloi me armën e shërbimit oficerin tjetër të Patrullës, Çaush Saliasin.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranës ka ngritur grup të posaçme hetimor për zbardhjen e ngjarjes.
Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë ka qenë një konflikt banal, ku si pasojë Zaimi ka qëlluar 5 herë me armën e shërbimit drejt Saliasit.