Kur vrasësit “sfidojnë” live ministren e Brendshme

20 February 2026, 17:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kur vrasësit “sfidojnë” live ministren e Brendshme

Ka ndodhur disa herë!

Ndërsa ministrat e Brendshëm dalin e flasin nëpër konferenca për sigurinë në vend, ndodh ndonjë vrasje.

Si për të treguar, se në fakt, sigurinë nuk e kontrollon Ministria e Brendshme, por ata, kriminelët që gjenden në çdo cep të Tiranës.

Kështu ndodhi edhe këtë të premte.

Ndërsa ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, sapo përfundoi një konferencë për shtyp, Tirana u trondit nga dy ngjarje të rënda, të ndodhura pak kilometra njëra me tjetrën.

Fillimisht u vra një 31-vjeçar nga disa tropojanë, ndërsa pak minuta më vonë u plagos me armë një 34-vjeçar.

Ndoshta do të bënin më mirë që të flisnin më pak e të vepronin më shumë! (Vox News)


Video