EMRAT: Zbulohet identiteti i 34-vjeçarit që u plagos në Tiranë dhe autorit që e qëlloi

20 February 2026, 17:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRAT: Zbulohet identiteti i 34-vjeçarit që u plagos në

Një tjetër ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në Tiranë.

Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, gjatë një konflikti të dyshuar, është plagosur me armë zjarri 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka identifikuar autorin si Besjan Ferazini dhe po punon për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.


Video