Autori kishte lidhje me gruan e të plagosurit, detaje nga plagosja me armë zjarri tek “Delijorgji” (EMRAT)

20 February 2026, 17:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Autori kishte lidhje me gruan e të plagosurit, detaje nga plagosja me
Pamje nga vendi i ngjarjes

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja që ndodhi tek kompleksi “Delijorgji” në Rrugën e Kavajës.

Akil Koxhaxhiku është personi i cili mbeti i plagosur nga konflikti.

Ngjarja ndodhi për shkak të një konflikti me armë zjarri.

Policia bën me dije se 34-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë autori i ngjarjes është identifikuar si Besjan Ferazini.

Policia njofton se ky i fundit ka pasur një lidhje me bashkëshorten e të plagosurit, dhe pasi janë konfliktuar e ka plagosur Koxhaxhikun me armë.


Video