Qëlloi me thikë Egli Pashollarin, identifikohet personi i shpallur në kërkim për vrasjen (EMRI)

20 Shkurt 2026, 17:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qëlloi me thikë Egli Pashollarin, identifikohet personi i shpallur
Pamje nga vendngjarja dhe viktima Egli Pashollari

Gazmend Buçpapa është shpallur në kërkim, teksa dyshohet se është personi që ka qëlluar për vdekje me thikë Egli Pashollarin ditën e sotme.

Pashollari u godit me thikë në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ndërsa dyshohet se ai është sulmuar nga 3 persona, dy djem dhe një vajzë.

Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali dhe direkt e kanë nisur drejt spitalit disa persona të tjerë, dëshmitarë në vendngjarje, por ndërroi jetë rrugës.

Autori dhe dy të tjerët janë larguar nëpër rrugica afër vendit të ngjarjes.

 

 


Vox Pop

Video