Pasditen e kësaj të hëne është mbajtur Konferenca e parë anti-korrupsion në Shqipëri ku kanë folur kryeministri Edi Rama, ambasadorja amerikane Yuri Kim, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja apo edhe disa deputetë të PS-së.
Por, teksa kreu i qeverisë fliste për luftën kundër korrupsionit, në krah të shefes së diplomacisë amerikane në Shqipëri, Yuri Kim qëndronte zv.kryeministri Arben Ahmetaj, një ndër personat më të akuzuar për korrupsion nga Partia Demokratike.
Ky fakt është vënë re nga gazetari Andi Bushati, i cili ka ironizuar në një postim në rrjetet sociale, ku shkruan "Hahahahaha... duke degjuar me vemendje fjalimin e Rames ne Konferencen Kombetare kunder korrupsionit".
Ajo që vihet re është dhe fakti se Ahmetaj e dëgjon gjithë vëmendje dhe "seriozitet" Ramën teksa flet për luftën kundër korrupsionit, ndërsa vet ai është një nga zyrtarët më shumë të akuzuar për korrupsion gjatë qeverisjeve të Ramës.
