Është ndarë nga jeta të hëne në moshën 71-vjeçare një nga figurat e Radio Televizionit Shqiptar, Kristaq Kriso. Lajmin për ndarjen nga jeta të tij e ka bërë me dije pedagogu dhe ish-drejtori i Programacionit në RTSH, Andrea Nathanaili.
Kristaq Kristo, mjeshtri i zërit në Radio Televizionin Shqiptar, është ndarë nga jeta paraditen e kësaj të hëne. Lajmin e jep një nga kolegët e tij, pedagogu dhe ish-drejtori i Programacionit në RTSH, Andrea Nathanaili.
Kristaq Kristo ka qenë mjeshtri dhe operatori i zërit në Radio Televizionin Shqiptar, teksa ka punuar aty për 51 vite. Ai i ka mbyllur sytë përgjithmonë paraditen e kësaj të hëne, ndërsa pritet të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme.
"LAMTUMIRË KIÇO!
Kafen e mengjezit nuk do ta pi më me Kiçon ... Kristaq Kriston, mjeshtrin dhe operatorin e zërit në RTSH. Ata që nuk e njohin, e kanë lexuar emrin e Kiços në titrat e qindra dokumentarëve, filmave artistike, filmave televizive, telenovelave, spektakleve, telereportazheve, emisioneve pa fund. Ishte vetëm 19 vjeç kur filloi punë në televizion.
Sot, pas 51 vjetësh, KIÇO na trishtoi pa fund. U largua nga kjo jetë një Mjeshtër, që nuk do na flasë më me zë, megjithèse mbeti gjithë jetën më i miri Mjeshtër Zëri në Televizion!
Lamtumirë Kiço Kristo!" shkruan Andrea Nathanaili në një postim në rrjetet sociale.