
Një vajzë e re ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i hotelit ku po qëndronte në Vlorë.
Sipas burimeve policore bëhet me dije se shtetasja E. B., është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, partnerit të saj nga Kososva i është gjetur një sasi lënde narkotike, kanabis dhe ekstazi.
“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. G., 29 vjeç, banues në Kosovë.
Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku po qëndronte ky shtetas, së bashku me shtetasen E. B., e cila rrëzua aksidentalisht nga ballkoni i këtij hoteli, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi lënde të dyshuar narkotike ekstazi dhe një peshore elektronike.
Shtetasja E. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia e Vlorës.