Atentati ndaj Aleksandër Sadikajt, dyshohet se autori është i njohur i tij

13 June 2022, 12:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Atentati ndaj Aleksandër Sadikajt, dyshohet se autori është i

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati ku mbeti i vdekur Aleksandër Sadikaj dy ditë më parë.

Dyshohet se tritoli në makinën me të cilën udhëtonte Aleksandër Sadikaj, i cili humbi jetën mesditën e së shtunës, është vendosur nga një person i njohur me viktimën pasi lënda plasëse sipas eksperteve që ekzaminuan makinën është vendosur poshtë sendiljes së shoferit.

Po kontrollohen kamerat në vendet ku makina ka ndaluar ditët e fundit.

Mësohet se më datë 8 dhe 9 qershor ai ka qenë në Memaliaj në biznesin e tij ndërsa pasditen e datës 9 dhe deri ditën e ngjarjes ka qenë në Tiranë.

Nga kontrollet në banesën e viktimës në Sauk të Vjetër policia ka gjetur disa plumba pistolete dhe një jelek antiplumb.

Kujtojmë që në vendin e ngjarjes policia sekuestroi një pistoletë që dyshohet se i përket viktimës.

 


Video