"Ma çave shpirtin o vëlla", rrëqeth miku i Aleksandër Sadikaj: Po shof kuajt e tu që i doje aq shumë (Foto)

13 June 2022, 11:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ma çave shpirtin o vëlla", rrëqeth miku i
Viktima Aleksandër Sadikaj

Fundjava ka qenë ditë zie për familjen Sadikaj nga Memaliaj të cilët humbën djalin e tyre 29-vjeç, Aleksandër Sadikaj i cili ishte nisur drejt Memaliaj, nga aksi Sauk-TEG. Por në makinën e 29-vjeçarit ishte vendosur tritol i cili shpërtheu nga ku  Sadikaj ka humbur 2 gjymtyrët e poshtëm, këmbët por ia ka dalë që të dilte vetë nga makina.

Ai u ndihmua nga kalimtarët, teksa është dërguar me urgjencë në spital, por për fat të keq nuk ia dali që t'i mbijetonte plagëve të marra, për rrjedhojë humbi jetën.

Të afërmit dhe shokët e Aleksandër Sadikajt ka shprehur dhimbjen e madhe në rrjetet sociale pas vdekjes se 27-vjeçarit.

Pas motrës së të riut, ka reaguar edhe shoku i tij i ngushtë. Në një postim në instastory ai shkruan se vdekja e tij i ka thyer zemrën.

"Ma çave shpirtin o vëlla", rrëqeth miku i
Foto e marrë nga JOQ

Ndër të tjera ai shkruan se në varreza, Aleksandrin e kanë përcjellë edhe dy kuajt e tij, me të cilët ai kalonte pjesën më të madhe të ditës.

Kujtojmë se Aleksandër Sadikaj u vra në një shpërthim të fuqishëm, pasi në automjetin që ai udhëtonte u vendos 500 gram C4.



Video