Gazetari Artan Hoxha ka publikuar detaje të reja nga atentati me eksploziv ku mbeti i vrarë Aleksandër Sadikaj.
I ftuar në “ABC Live”, Hoxha u shpreh se autorët e kanë pasur në mbikëqyrje viktimën dhe kanë gjetur momentin sipas tyre të përshtatshëm për ta hedhur në erë.
Mes të tjerash Hoxha u shpreh se viktima qëndronte i armatosur dhe ishte shumë e vështirë për ta kapur. Duke qenë se donin ta eliminonin autorët kanë përdorur një sasi të madhe eksplozivi.
“Rruga kur del nga Sauku është shumë e gjerë. Vendi ku ngushtohet rruga. Mjetet në fund ulin shpejtësinë se ngushtohet rruga. Në Krahun tjetër ka mbrojte barrierë betoni. “
“Autorët kanë qenë afër, jo larg. E kanë shpërthyer në hinkë dhe në një zonë të ngushtë. Viktima ka qenë i armatosur. Ndërsa autorët e kanë parë edhe të gjallë kur ka dalë dhe e kanë ndjekur nga afër. Do shikojmë nëse autorët janë me pagesë apo njerëz direkt që janë konfliktuar. Sadikaj për moshën dhe pasurinë që ekspozonte dhe për precedentën penal. Po nxitonte për të bërë gjërat shpejt.”
Duke folur për të kaluarën e Sadikajt, Artan Hoxha u shpreh se prindërit i kishte të divorcuar dhe ishin larguar nga lagjia ku jetonin më parë në Berat. Megjithatë banesën nuk e kishin shitur, por në të ka jetuar për disa kohë një prokuror i shkarkuar nga Vetting.
“Prindërit të divorcuar. Në banesën në Berat që nuk është shitur. Ka jetuar një prokuror që është larguar nga Vetting. Aty ka jetuar një prokuror", tha ai.
Viktima ka një lokal që më parë quhej “Ofiçina”. Tani më duket ka një emër “Sanço” ashtu si te resorti i viktimës. Autorët e kanë ndjekur dhe kanë parë momentin.” tha Hoxha.
Mes të tjerash gazetari Hoxha u shpreh, që autorët kanë qenë profesionistë dhe e kanë ditur sasinë e saktë të tritolit sa për ta eliminuar Aleksandër Sadikajn.
“Kishte dalë nga makina vete. Ndihma e parë është dhënë nga persona të tjerë. Ai në spital ka arritur vonë. Mbase edhe mund të mbijetonte. Pamjet ishin shumë të frikshme. Pamje shumë të rënda.”
“Nuk ishte e lehtë t’i afroheshe atij. Ata kanë gjetur garanci për të realizuar 100% këtë punë me eksploziv. Kanë vendosur një sasi eksploziv me një minë të tillë për të siguruar se ai nuk do mbijetonte. “tha Artan Hoxha.
“Autorët kanë pasur burime financiare të mëdha dhe burime njerëzore të mëdha. Kanë qenë shumë të motivuar.” tha Artan Hoxha.