Yuri Kim: Duhet të vendosni mes oligarkëve dhe kriminelëve, apo njerëzve normalë

13 June 2022, 18:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Yuri Kim: Duhet të vendosni mes oligarkëve dhe kriminelëve, apo
Yuri Kim

"Duhet t'i themi mjaft korrupsionit, që Shqipëria të jetë më e fortë". Ky ishte mesazhi i ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim gjatë fjalës së saj në Konferencën e parë Antikorrupsion në Shqipëri. 

Ajo u shpreh se shpesh dëgjon se luftën korrupsionit në Shqipëri duhet ta bëjë SHBA, por sipas saj, këtë gjë duhet ta bëjnë vetë shqiptarët dhe SHBA do të jetë me ta në çdo hap. Shefja e diplomacisë amerikan në Shqipëri tha se tashmë ka ardhur koha që vendi ynë të kalojë në një tjetër nivel, duke luftuar korrupsionin.

"Duhet të hamendësoj që nga salla e mbushur plot, kjo nënkupton që qeveria e Shqipërisë është shumë e përkushtuar kundër korrupsionit, në një mënyrë që e kalon përkushtimin e saj të mëparshëm. Ne flasim për luftën kundër korrupsionit, se ne e kemi përjestuar se çdo të thotë kur nuk e lufton korrupsionin, kur nuk e mbron demokracinë. Ju si shqiptarë dhe ne si SHBA, duhet të themi mjaft me korrupsionin, që Shqipëria të jetë më e fortë. Mendoni ku keni arritur si vend, ditën e kaluar festuam 30 vite të lirë, të një vendi që hoqi qafe regjimin e diktaturës. Kështu që tani ja ku jemi, 31 apo 32 vite nga fundi i komunizmit, 100 vite që kur SHBA dhe Shqipëria vendosën lidhjet diplomatike. Kur unë mbërrita këtu, ndjeva energjinë, është frymëzuese por është edhe frustruese, sepse ky popull ka aftësi për shumë më tepër, por çfarë e pengon. Korrupsioni! Që duhet të jap rryshfet, që duhet të jap një favor në mënyrë që të përdor talentet e mija. Dhe kësaj duhet t’i jepet fund. Ne si SHBA e konsiderojmë çështjen e korrupsionit dhe e shohim si çështje të sigurisë kombëtare.

Ne duam që Shqipëria të jetë e pavarur, e pasur, të jetë një partnere e fortë. Ne duam që Shqipëria të jetë një partnere, dhe jo një problem. Dhe ju duhet ta udhëhiqni luftën. Dëgjoj njerëz që më thonë “vetëm ju mund ta bëni”, por unë them që “ju duhet ta bëni”, dhe SHBA do të jetë me ju në çdo hap të rrugës, ndonjëherë do t’ju shtyjmë, ndonjëherë do të lodheni. Por kjo është miqësia, çasti kur mund të ngriheni në një nivel tjetër. Jeni anëtar i NATO, do të jeni anëtar i BE. Ju qëndroni ulur në Këshillin e Sigurisë së OKB, dhe vendosni për çështje të rëndësishme botërore, ne jemi me ju. Ambasadori juaj në OKB është një superstar. Jeni në një nivel tjetër, ka ardhur koha për vendime të tjera që të shkoni në nivel tjetër, por nuk mund ta bëni këtë nëse korrupsioni shihet si diçka normale. Ka ardhur koha që ligji të jetë i zbatueshëm për të gjithë. Kush thyen ligjin duhet të paguajë çmimin. Çdo qytetar në një vend si Shqipëria duhet të ketë mundësi të veçantë. Nuk po kërkoni një privilegj specia, por mundësi të barabarta për fëmijët tuaj me të tjerët. Le t’i japim fund korrupsionit." u shpreh Yuri Kim.

Ambasadorja amerikane u shpreh më tej se Shqipëria është në një moment kritik, ku duhet të vendosë nëse do të drejtohet nga krimi i organizuar dhe oligarkët apo njerëzit normalë.

“Jeni në një moment kritik të historisë suaj, duhet të vendosi literalisht se në ç’rrugë do të shkoni, do të ecni përpara apo do të shkoni pas. Kush do e zotërojë vendin, krimi i organizuar dhe vetëm oligarkët, apo njerëzit normalë ata që edhe kanë mundësinë për të zotëruar pronat, për të zhvilluar prona e për t’u bërë të pasur? Ju duhet ta vendosni.

A do të jetë rasti që të gjthë do të luftojmë për të gjetur lidhje të veçanta, në mënyrë që t’ja dilni, apo do të krijoni një sistem ku të gjithë do ja dilni, që fëmijët tuaj të jenë të lirë dhe të kenë mundësi të barabarta. Ne besojmë se ju do të bëni zgjedhjen e duhur, në të njëjtën mënyrë siç e keni bërë në çaste kritike. Presim me kënaqësi të punojmë me ju”, tha ambasadorja Kim.

 


Video