Operacioni sekret, Artan Hoxha: Personazhi misterioz që do të arrestonte RENEA në Elbasan

13 June 2022, 17:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Operacioni sekret, Artan Hoxha: Personazhi misterioz që do të
Foto ilustruese

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar sot disa detaje në lidhje me operacionin e bujshëm të RENEA-s pak ditë më parë në Elbasan.

Sipas tij, RENEA shkoi në një operacion shumë sekret në Elbasan për të arrestuar një person shumë të kërkuar, i cili deri më tani nuk ka rezultuar në lajmet e kronikës zë zezë, por për policinë është i njohur.

“U është dhënë një adresë dhe një emër. As trupa nuk e dinte që po shkonte atje. Është një person me inicialet L.M dhe nuk e kam hasur ndonjëherë. Ai është i panjohur për ne, por jo për policinë. Nuk e di nëse ky person ka dalë për shkak të Dumanit apo Hoxhajt. Nuk dihet nëse është vrasës apo organizator atentatesh, por njeri i rrezikshëm prandaj RENEA ka shkuar në Elbasan për këtë person. U kontrollua për këtë në tre katër adresa. Kur nuk kapën këtë, RENEA ka shkuar në tregun e Elbasanit dhe kanë shoqëruar dhjetë persona. Pastaj thanë se kishin shkuar për Suel Çelën dhe në fakt nuk kishte lidhje fare me Suel Çelën”, tha Artan Hoxha në Abc.

Sipas Hoxhës, ky personazh është tejet i rrezikshëm.

“Personi që është kërkuar aty është shumë i rrezikshëm. Do të jetë në vëmendje dhe do të ketë tentativa të tjera për ta arrestuar“.

 


Video