"Do më mungosh shumë vëlla", Aleksander Sadikaj shok i ngushtë dhe me mashtruesin Ledion Muçaraku (VIDEO)

13 June 2022, 19:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Do më mungosh shumë vëlla", Aleksander Sadikaj shok i
Ledion Muçaraku dhe Aleksander Sadikaj

27-vjeçari, Aleksander Sadikaj, i cili u vra dy ditë më parë me bombë të telekomanduar në Tiranë, ka qenë shok dhe me mashtruesin Ledion Mucaraku, ose siç i pëlqen atij ta quajn "ish-President i Firmës Piramidale 2007-2014".

Ky i fundit, ka postuar disa foto me Aleksandër Sadikajn në rrjetet sociale dhe teksa e konsideron si vëlla, shkruan se do i mungojë shumë.

"U prehsh në paqe vlla Aleksander Sadikaj, vëlla do më mungosh shumë vëlla" shkruan Ledion Mucaraku duke e shoqëruar me disa emoji duke qarë.

Nga fotot duket se Ledion Muçaraku ka qenë dhe në resortin e Aleksander Sadikajt në Memaliaj, teksa në një foto tjetër shfaqen duke konsumuar verë.




Video