"Jam përgjuar nga AMA", gjykata e Strasburgut rrëzon Francesco Becchettin

2 June 2022, 13:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Jam përgjuar nga AMA", gjykata e Strasburgut rrëzon
Francesco Becchetti

Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar Francesco Becchetti, televizioni i të cilit në vitin 2013 nuk mundi të marrë pjesë në një garë ku do shpërndaheshin disa licenca kombëtare digjitale, shkruan Euronews. 

Sipas padisë së bërë argumentohet se Agon Channel ishte penguar nga Autoriteti i Mediave Audiovizove për të marrë pjesë në konkurs me argumentin se gëzonte një licence kombëtare. Agon Channel është ankuar në AMA në vitin 2014 por letra është zhdukur.

 


Video