Me sy të nxirë dhe plagë, flet gruaja që u grabit në Vermosh: Kishim shumë para

2 June 2022, 12:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me sy të nxirë dhe plagë, flet gruaja që u grabit në
Gruaja e dhunuar

Zbardhen detaje të reja nga grabitja me dhunë e dy të moshuarve në Vermosh të Malësisë së Madhe, ku autorët lidhën çiftin e moshuar dhe i grabitën.

Bashkëshortja e Tom Tinaj, 58-vjeçarja Miri Tinaj flet për mediat. Ajo tregon momentet e tmerrit të përjetuara pas mesnatës, teksa thekson se autorët kanë hyrë brenda me automatikë, duke lidhur e dhunuar më parë burrin, dhe pastaj edhe atë.

“Kane ardhur dy persona të maskuar dhe me automatikë në duar. Kanë lidhur burrin të parin dhe unë qëndrova më shumë, por më pas më rrahën dhe më lidhen edhe mua.

Më thanë ku i keni paratë. Ne i thamë që nuk kemi, por ata na dhunuan dhe pastaj i treguam. Kane marrë paratë dhe më pas janë larguar duke na lënë të lidhur. Unë jam dëmtuar më shumë ndaj edhe kam ardhur në spital. Kemi qëndruar për rreth një orë e gjysme të lidhur dhe unë kam ecur duke u zvarritur deri sa kam shkuar në kuzhinë.

Aty kam marrë një thike dhe jam liruar. Kam njoftuar komshinjtë dhe më pas edhe policinë. Policia duke ardhur rrugës ka hasur me automjetin e aksidentuar që na kanë marrë autorët nga oborri i shtëpisë. Ne kemi pasur goxha para sepse ka marrë burri kursimet e pensionit, lekët që na kanë sjell djemtë plus edhe kemi punuar duke shitur prodhimet tona. Pasi kane marre paratë dhe sendet e argjendta janë larguar”, shprehet gruaja e traumatizuar nga ngjarja.

 




Video