I vendoset tritoli një efektivi në Shkodër

2 June 2022, 07:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I vendoset tritoli një efektivi në Shkodër
Foto ilustruese

Tritoli ka tronditur gjatë natës Shkodrën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:25, në fshatin Hot i Ri.

Burime bëjnë të ditur se lënda plasëse është vendosur në banesës e efektivit të policisë lokale të Shkodrës, Pëllumb Vuka.

Sipas uniformave blu eksplozivi është vendosur pranë murit rrethues dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Mësohet se nga shpërthimi është dëmtuar mjeti i tij tip Benz, i parkuar para banesës.

Sakaq, policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.


Video