VIDEO/ Aksident i frikshëm në Tiranë, kamionçina përfundon brenda lokalit, shpëton mrekullisht kamarieri

1 June 2022, 18:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Aksident i frikshëm në Tiranë, kamionçina
Momenti i aksidentit

Një aksident i frikshëm është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë. Një kamioçinë ka përfunduar brenda një lokali, pasi drejtuesi i saj ka humbur kontrollin dhe e gjithë skena është kapur nga kamerat e sigurisë.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme të Report tv, kamioçina është me shpejtësi të lartë dhe në momentin e aksidentit është rrezikuar dhe jeta e kamarierit, i cili po pastronte tavolinat jashtë lokalit.

Fatmirësisht, kamarieri nuk ka pësuar lëndime pasi kamioçina ka rënë ngjitur me të.




Video