Zbërthehet telefoni i Nuredin Dumanit, gjendet fotoja e një zyrtari të Policisë

1 June 2022, 16:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbërthehet telefoni i Nuredin Dumanit, gjendet fotoja e një zyrtari
Nuredin Dumani

I penduari i Drejtësisë, Nuredin Dumani është marrë sërish në pyetje nga prokurorët e SPAK dhe shkak është bërë gjetja e një fotografie të një zyrtari të Policisë së Elbasanit në telefonin e tij.

Burime për Ora News bëjnë me dije se Nuredin Dumani nuk ka dhënë asnjë sqarim pse ajo foto gjendej në telefonin e tij, ndërkohë që për gjetjen e kësaj foto është pyetur dhe i penduari tjetër i Drejtësisë, Henrik Hoxhaj. Kjo foto ka alarmuar policinë dhe Prokurorinë e Posaçme.

Oficeri në fjalë që prej vitit 2019 transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ndërsa mësohet se pas këtij informacioni ai ka kërkuar mbrojtje. Kërkesa e tij nuk është realizuar të paktën deri tani nen argumentin se nuk ka rrezik.

Dy të penduarit e Drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik akuzohen si vrarës me pagesë dhe dëshmitë e tyre kanë zbardhur shumë krime të regjistruara në vitet e fundit dhe zbërthimin e disa bandave. Gjithsesi, 14 persona të akuzuar janë ende në kërkim nga Policia.


Video