Rritet me 19 lekë brenda javës, çmimi i naftës kap shifrën e "çmendur"

1 June 2022, 16:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

Rritet me 19 lekë brenda javës, çmimi i naftës kap
Foto ilustruese

 

Çmimet e naftës dhe benzinës në Shqipëri kanë pësuar sërish rritje. Bordi i transparencës ka vendosur ditën e sotme se çmimi i shitjes me pakicë të naftës do të jetë 248 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 236 lekë/litër.

Shitja me pakicë e çmimit të benzinës do të jetë 244 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 232 lekë/litër. Sa i përket gazit, çmimi i shitjes me pakicë do të jetë 90 lekë/litri dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi prej orës 18.00 të ditës së sotme dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.


Video