Horror në Korçë, 46-vjeçari goditet me sëpatë pas sherrit për një femër

1 June 2022, 20:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Horror në Korçë, 46-vjeçari goditet me sëpatë
Foto ilustruese

Një sherr mes dy personave është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Korçës. Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi E. B., ka dëmtuar me mjet të fortë (sëpatë) në trup shtetasin S. D., rreth 46 vjeç.

Ngjarja ka nodhur pas një konflikti rreth orës 19:30, në lagjen nr. 13 të Korçës, rruga "1 Maji". 46-vjeçari është transportuar për në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet se shkak i konfliktit ka qenë një femër. Autori dhe i plagosuri janë të komunitetit egjiptian.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Video