Aktori Florjan Binaj është një nga mbështetësit e "flaktë" të kauzës për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe së fundmi ka njoftuar se do të organizohet të shtunën në Tepelenë koncerti "Vjosa Forever".
Por, përmes një reagimi në InstaStory tregon se emisionet e televizoneve "të mëdha" nuk kanë pranuar të flasin për këtë gjë, me arsyetimin se ai ka punuar më parë aty apo se del diku tjetër. Binaj i ironizon më tej duke u shprehur se ato kanë marrë notën 10 në lëndën e servilizmit politik.
"Falenderoj të gjitha televizionet "e mëdha" që nuk pranuan të flisnin në emisjonet e tyre për koncertin Vjosa Forever që do organizohet të shtunën në Tepelenë me arsyetimin:
- Ai s'mund të dalë këtu se nuk punon më këtu ...
- Ti s'mund të vish këtu se ke dalë aty ...
- Ajo s'mund të dalë atje të dalë edhe te ne ...
Ju lumtë! Morët notën 10 në lëndën e servilizmit politik!!! Vjosa do rrjedhë gjithsesi, gjithmonë!" - shkruan aktori në reagimin e tij.
