Becchetti dënohet me 17 vite burg, vjen reagimi i parë i Ramës

23 February 2022, 15:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Becchetti dënohet me 17 vite burg, vjen reagimi i parë i Ramës
Edi Rama dhe Francesco Becchetti

Biznesmeni italian Francesco Becchetti është dënuar me 17 vite burg nga Gjykata e Tiranës. Vendimi u shpall ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës, i lexuar nga gjyqtari Besnik Hoxha.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga kuvendi për dënimin e Becchettit, ku thjeshtë tha se i erdhi ky lajm dhe se shpreson që të mos jetë "fake news"

Biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar. Becchetti u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Bashkëpunëtorin e tij italian Mauro De Renzis u dënua me 16 vite burg  për “Falsifikim të dokumenteve”, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Krijimi i skemave mashtruese”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, “Kontrabandë me mallra të tjerë” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Me 8 vite burg është dënuar e ëma e Becchetit, Liliana Condomitti dhe 8 vite për Erjona Troplini, të cilat akuzohen për “Pastrimi të produkteve të veprës penale”. Të dyja janë aksionere në 4 kompanitë e tij që i kalojnë shtetit.

Gjykata ka vendosur edhe që 4 kompanitë e sekuestruara Becchettit, konkretisht për “Energji” sh.p.k. “Cable System” sh.p.k, “400 KV” sh.p.k dhe “Agon Set” sh.p.k i kalojnë shtetit.

 


Video